Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez shijuan një takim të dyfishtë këtë të diel, teksa mirëpritën aktorin e famshëm Leonardo DiCaprio dhe të dashurën e tij, modelen Vittoria, në jahtin e tyre luksoz prej 485 milionë dollarësh, "Koru".

Leo, 50 vjeç, dhe e dashura e tij 27-vjeçare e njohin tashmë mirë jahtin, pasi kishin udhëtuar edhe verën e kaluar në të, gjatë një pushimi në Sardenjë me çiftin dhe një grup yjesh të tjerë.


Këtë herë, katërshja po e shijonin jetën luksoze në ujërat e bukura të Ibizës.

Ata ishin veshur në mënyrë të thjeshtë për një ditë në det. Leonardo kishte zgjedhur një bluzë të bardhë të zakonshme dhe pantallona të shkurtra, të kombinuara me kapele baseball-i dhe syze dielli – pamje që tashmë është bërë tipike për të.

Modelja Vittoria tregoi linjat e saj elegante me një bluzë pa rripa në ngjyrë blu dhe pantallona të zeza sportive.

Ndërkohë, Jeff, 61 vjeç, dhe Lauren, 55 vjeçe, kishin zgjedhur veshje me printe të dallueshme. Lauren kishte veshur një kimono me motive të shtypura mbi bikinin, ndërsa Jeff kishte kombinuar pantallona të shkurtra tropikale me një T-shirt të errët.

Ky takim i dyfishtë vjen vetëm pak javë pas dasmës madhështore të themeluesit të Amazon dhe prezantueses në Venecia — një ceremoni që u kritikua për shkak të luksit të tepruar.