Leon Avdullahu flet pas fitores: Mund të arrijmë gjëra të mëdha
Kosova ka regjistruar fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, duke triumfuar me rezultat 2-0 ndaj Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në një ndeshje ku pritej një reagim i ‘Dardanëve’ pas humbjes së thellë ndaj Zvicrës, suedezët u nënshtruan përpara publikut kosovar.
Me të përfunduar ndeshja disa fjalë i pati edhe prurja e re e Kosovës, Leon Avdullahu.
Avdullahu debutoi me Zvicrën, teksa edhe në ndeshjen e sotme ishte titullar.
"Gjë e madhe, fantastike që kemi fituar sot. Me Zvicrën nuk ishim kompakt. Sot ishim. Me Zvicrën na ka munguar energjia".
“Duhet të luajmë me energji dhe mund të arrijmë gjëra të mëdha”, ka thënë Avdullahu për mediat./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































