Leo thyen heshtjen, flet për ndarjen nga Lela: Problemet kanë nisur më herët - nuk ka pasur tradhti

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Leonardo Gashi, ka thyer heshtjen për herë të parë rreth ndarjes nga partnerja e tij, Lela Seferi, gjatë një interviste për emisionin “Prive” me Liberta Spahiun.
“Si çdo çift që ka probleme, kacafytje kemi pasur edhe ne. Janë gjëra normale, për atë edhe kam ardhur në intervistë për të sqaruar këtë pikë”, tha Leonardo.
Ai tregoi se marrëdhënia e tyre ka qenë intensive: “Dy muaj kemi ndenjur në Big, pas daljes u bë gati një vit që kemi bashkëjetuar, kurrë nuk i kemi lënë hapësirë kohë njëri-tjetrit për veten".

Leonardo shtoi se problemet e tyre kishin nisur më herët: “Ka pasur shumë probleme në lidhje. Jemi komplet në botë të ndryshme, unë në muzikë, ajo ka lëmin e vet".
I njëjti theksoi gjithashtu se nuk ka pasur asnjë tradhti apo skandal në këtë marrëdhënie.
“Nuk jam ndjerë asnjëherë i ngulfatur. Unë nuk mund të flas për një person keq që kam jetuar për një vit. Mendoj që bashkëjetesa por edhe distanca nuk kanë përputhur gjërat. Nuk ka ndodhur asnjë tradhti, asnjë skandal".
Deklaratat e Gashit hedhin dritë mbi një nga ndarjet më të komentuara të kësaj kohe, ku pati edhe aludime. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com

















































