Mbrojtësi Naser Aliji ka pësuar lëndim gjatë ditës së sotme(hënë).

Ndeshja e mbetur e Bundesliga 2 në mes të Kaiserslaurten dhe Munich 1860 ka qenë fatzezë për mbrojtësin e kombëtares shqiptare.


Kjo pasi, Aliji ka pësuar lëndim, duke iu dashur ta lëshoj fushën e lojës duke çaluar në minutën e 75-të të ndeshjes, shkruan Telegrafi.

naser-aliji

Ekzaminimet e më vonshme pritet të kryhen nesër për të kuptuar më mirë shkallën e lëndimin, ndërsa ndeshja përfundoi me rezultat 1-1. /Telegrafi/

telegrafi sport app