LAJMI I FUNDIT:

Lëndohen tre persona në Prishtinë, dyshohet se dy prej tyre janë therur me thikë

Lëndohen tre persona në Prishtinë, dyshohet se dy prej tyre janë therur me thikë

Tre persona kanë marrë lëndime trupore, ku dy prej tyre dyshohet se janë therur me mjet të mprehtë (thikë) sot rreth orës 13:00 në rrugën “Ali Hadri”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka nisur hetimet.


“Sot rreth orës 13 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Ali Hadri’ në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona dy prej të cilëve dyshohet se lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/