LAJMI I FUNDIT:

Lëndohen dy persona në rrugën Gradsko-Kavadar

Dy persona janë lënduar sot në mëngjes në orën 07:30 në aksidentin e komunikacionit që ndodhi në rrugën Gradsko-Kavadar. Komunikacioni është në ndërprerje në të dy drejtimet.

Siç informon Anita Stojkovska, zëdhënëse e SPB Veles, në vendin e quajtur ‘Varnishte’, ka ndodhur aksident komunikacioni ku kanë marrë pjesë dy automjete udhëtarësh.


‘Informatat e para janë se dy persona janë dërguar në Shtëpinë e shëndetit Kavadar për ndihmë mjekësore. Ekspertiza është ende në vijim. Komunikacioni në të dy drejtimet është në ndërprerje’, kumtoi Stojkovska. /Telegrafi/