LAJMI I FUNDIT:

Lëndimi i rëndë i Coman, Bayerni futet në garë për transferimin e sulmuesit holandez

Lëndimi i rëndë i Coman, Bayerni futet në garë për transferimin e sulmuesit holandez

Bayern Munich ka marrë një goditje të madhe në fundjavë në sfidën ndaj Augsburgut.

Bavarezët fituan me rezultat 2-3, megjithatë nga kjo ndeshje kanë humbur një nga yjet e tyre më të mëdha, francezin Kingsley Coman.

Sulmuesi anësorë pësoi një lëndim në gjurin e tij dhe pritet t’i mungojë bavarezëve për disa muaj.


Kjo ka bërë që Bayerni të përshpejtojë për afrimin e një sulmuesi anësorë në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Bayern ka vendosur të nënshkruajë me një mesfushor – tre emra në listën e ngushtë të bavarezëve
Lexo po ashtu Bayern ka vendosur të nënshkruajë me një mesfushor – tre emra në listën e ngushtë të bavarezëve

Sipas ‘Sky Sport’, klubi bavarez po mendonte të afronte që në janar Bryan Zaragozas, sulmuesi spanjoll i Granadas, të cilin Bayern e ka blerë për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e klubit gjerman kontaktuan me drejtuesit e Granadës, por përgjigja ishte shumë e ftohtë: klubi spanjoll nuk ka ndërmend ta lërë lojtarin të largohet tani, sepse nuk do të kishte kohë të mjaftueshme për të gjetur një zëvendësues të përshtatshëm.

Tani bavarezët kanë kontaktuar Ajaxin për transferimin e sulmuesit holandez Steven Bergwijn.

Anësori holandez është në top formë ku në 22 ndeshje ka realizuar tetë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Bayerni po përshpejton që të mbyllë një marrëveshje me Ajaxin për anësorin holandez, me lojtarin që ka dhënë dritën e gjelbër për t’iu bashkuar gjigantit gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

La Liga
Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Serie A
Tradita e çuditshme e klubit italian: Sa herë promovohen, pason çdo vdekje e Papës

Tradita e çuditshme e klubit italian: Sa herë promovohen, pason çdo vdekje e Papës

Ligat tjera
Zhvillim i papritur rreth situatës së Mudryk, deklarohen edhe nga Shakhtari

Zhvillim i papritur rreth situatës së Mudryk, deklarohen edhe nga Shakhtari

Premier League
Skandal nga lojtarët e Portos: Policia ndërpreu festën, klubi nisi hetimet

Skandal nga lojtarët e Portos: Policia ndërpreu festën, klubi nisi hetimet

Ligat tjera
Tifozët e futbollit janë të bindur se Papa është bërë viktima më e fundit e

Tifozët e futbollit janë të bindur se Papa është bërë viktima më e fundit e "mallkimit të Aaron Ramsey"

Ligat tjera
Kalo në kategori