LAJMI I FUNDIT:

Aksidentet me trotinetë, pritet ndryshimi i Ligjit për rregullat e trafikut rrugor

Aksidentet me trotinetë, pritet ndryshimi i Ligjit për rregullat e trafikut rrugor
Foto: Ilustrim

Sot janë raportuar disa raste të lëndimeve serioze nga përdorimi i trotinetëve elektrikë, ndërsa lidhur me këtë çështje, deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli bërë të ditur se Komisioni për Mjedis bashkë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit po punon në plotësim ndryshimin e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Pacolli në një postim në Facebook shkruan se grupi punues e ka draftuar një nen të veçantë që rregullon përdorimin e trotinetëve dhe shumë shpejt do të dërgohet në seancë.


Njëri shqyen veshin, tjetri thyen kafkën – mjekët apelojnë për kujdes gjatë përdorimit të trotinetëve elektrikë
Lexo po ashtu Njëri shqyen veshin, tjetri thyen kafkën – mjekët apelojnë për kujdes gjatë përdorimit të trotinetëve elektrikë

“Çdo ditë po raportohet për aksidente dhe lëndime serioze që po shkaktohen nga përdorimi i trotinetëve elektrik.

Akoma nuk kemi ligj që rregullon përdorimin e trotinetëve elektrik por Komisioni për Mjedis bashkë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit po punon në plotësim ndryshimin e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor. Grupi punues e ka draftuar një nen të veçantë që rregullon përdorimin e trotinetëve. Shumë shpejt projekligji do të dërgohet në seancë.

Ashtu siç edhe mjekët po konstatojnë, lëndimet nga trotinetët mund të jenë serioze prandaj prindërit duhet të kujdesen që fëmijët e tyre të mos dalin në rrugë me trotinete”, shkruan ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Kronika e Zezë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Kronika e Zezë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

Politikë
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Kalo në kategori