LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Qeveria e Kosovës të ulë tensionet karshi sindikatave

Lekaj: Qeveria e Kosovës të ulë tensionet karshi sindikatave

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj duke folur për grevën e përgjithshme në Kosovë, e cila ka filluar në fund të muajit gusht ka thënë se nuk është momenti që SBASHK-u dhe sindikatat tjera të goditën në forma të ndryshme.

Lekaj gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të ulë tensionet karshi sindikatave dhe të gjejnë zgjidhje.

“Edhe në Kosovë, sindikatat kanë bërë një punë të shkëlqyer ku në secilin qeveri, sindikatat kanë qenë zë i fuqishëm. Nuk është momenti që SBASHK-u dhe sindikatat tjera të goditen në forma të ndryshme. Andaj ju bëj thirrje qeverisë që të ulni tensionet”, ka thënë Lekaj.

Ai po ashtu tha se qeveria dhe të gjithë ata që janë në politik duhet të kuptojnë që shteti po përjeton ngërç.

“Mendoj që nuk kemi kohë për të humbur, pasi janë duke pësuar nxënësit që janë e ardhmja e Kosovës. Duke pësuar janë mësimdhënësit, po ashtu duke pësuar janë prindërit, të gjithë qytetarët janë duke pësuar pasi kanë nevojë për të kryer punët e tyre nëpër institucione. mbi këto fakte nuk është mirë që kryeministri të ofendoj grevistët”, u shpreh ai.

Gjithashtu Lekaj theksoi se grevat e sindikatave në Kosovë ka bërë jehonë kudo.

“Drejtoresha e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Evropë, Susan Flocken ka shprehur mbështetjen e fuqishme ndaj SBASHK-ut pas presioneve që po i bëhet për ndërprerjen e grevës”, tha ndër të tjera, Pal Lekaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori