LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Gllogjani brenda javës me të gjitha rrugët e asfaltuara

Lekaj: Gllogjani brenda javës me të gjitha rrugët e asfaltuara

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të hënën inspektoi fillimin e asfaltimit të rrugëve në Gllogjan të Deçanit.

Këto punime të fazës së dytë të projektit për Gllogjanin, kushtojnë rreth 650 mijë euro dhe pritet të përfundojnë brenda kësaj jave.


“Me përmbylljen e këtyre punimeve, Gllogjanit nuk i mbetet asnjë rrugë e pa asfaltuar”, tha Lekaj.

I pari i MI-së, tha se ky investim është i vonshëm për një vend me merita të mëdha për lirinë e vendit. /Telegrafi/