Një fjalim të gjatë, si sqarim për 53 milionë eurot që i janë dhënë kompanisë “Bechtel Enka”, e ka mbajtur ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj.
Pal Lekaj ka thënë se Kosova mund të shpëtonte nga kjo, por sipas tij, keqmenaxhimi i ish ministrit Lutfi Zharku, ka bërë që Kosova t’i humb milionat.
Ai ka shpjeguar se kjo ka ndodhur për shkak të zgjatjes së afatit, madje ky lloj dënimi do paguhet edhe me TVSH.
Madje, sipas tij, Kosovës po ia shpëton 5.5 milionë euro në muaj nga kjo kompani.
“Data e përfundimit të kontratës buxhetor është zgjatur nga 31 dhjetor deri në 1 qershor i vitit 2019 me shpenzime 0 %. Kjo siguron një mekanizëm ligjor për të paguar Bechtel Enkan, duke u pajtuar me kompaninë dhe duke kursyer 5.5 milionë euro”, ka thënë ai.
Tha se “Bechtel Enka” nuk do të paraqet kërkesë në lidhje me mungesën e alokimit të buxhetit të vitit 2014 deri 2016 dhe se ministria përmes marrëveshjes po e ulë ekspozimin financiar dhe shpenzimet e qeverisë.
Lekaj, beson fuqishëm se kishte mundësi të shpëtohej nga ky dënim.
“Është fakt se kemi pranuar disa njoftime dhe përsërisë se ka qenë e mundur të zgjidhet kjo çështje nëse veprimet do të merreshin me kohë. Siç e dini me 1 korrik të vitit 2014 është nënshkruar kontrata”, ka thënë ai.
Foli edhe me emra.
Tha se keqmenaxhimi i ish ministrit ia humbi Kosovës milionat.
“Sikur të ishim të kujdesshëm, dhe të kishim një marrëveshje për zgjatjen e kontratës, ndoshta nuk do të bisedonim sot për 53 milionë euro por me to do të përfundonim shumë projekte tjera. Dhe, për një keqmenaxhim dhe moskujdesi të ish ministrit dhe duke e ditur me kë ka të bëjë e duke e ditur se kontrata është Ligj, kemi ardhur deri këtu”, ka thënë Lekaj.
Ndryshe, Qeveria ka miratuar kërkesën për kompensimin prej 53 milionë euro të konsorsiumit “Bechtel & Enka” për zgjatjen e kontratës për rrugën Prishtinë-Hani i Elezit. /KosovaPress
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania