Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, vizitoi punimet në autostradën Prishtinë-Gjilan, me qëllim që të sigurohet se puna në këtë projekt po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë.
Gjatë inspektimit të punimeve ministri Lekaj ka thënë se kjo autostradë do të përfundojë në kohë rekorde dhe sipas dinamikës së paraparë me kontratë. Lekaj po ashtu ka thënë se sa i përket Ministrisë së Infrastrukturës të gjitha procedurat dhe punët janë kryer dhe se dinamika e punëve është e kënaqshme në këtë fazë të projektit.
Lekaj duke e vizituar trasenë përgjatë tërë projektit ka takuar edhe banorët të cilët janë pronarë të tokave bujqësore, e të cilët kanë treguar mirëkuptim me qëllim të vazhdimit të punimeve edhe në ato pak segmente ku ka pengesa nga pronarët e tokave.
Ministri Lekaj tha se Qeveria Haradinaj është e vetmja qeveri që i ka filluar së ndërtuari gjashtë autostrada në të njëjtën kohë dhe të cilat krahas shumë projekteve tjera janë ndër projektet që do t’ia ndryshojnë pamjen dhe perspektivën vendin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak