LAJMI I FUNDIT:

“Leje për plazh, por pa roja bregdetare”

“Leje për plazh, por pa roja bregdetare”

“Çdo stacion plazhi që do të miratohet nga komisioni i ngritur pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit (MTM) dhe do të lidhë kontratën me bashkinë përkatëse, ka si kusht të ketë dhe një rojë plazhi për parcelë”.

Kështu shkruhet në VKM-në numër 171 të miratuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri.


Çdo subjekt që merr lejen për të përdorur zonën e plazhit duhet të pajiset me rojën bregdetare të kullave të vrojtimit.

Në teori e zbatueshme, por praktika tregon diçka tjetër.

Leneda Kamberaj, trajnere e licencuar e vrojtuesve të plazhit, tregon për Albanian Post rezultatet e inspektimit të kryer në plazhet e Vlorës.

“Në 130 plazhe që ne vëzhguam në të gjithë Vlorën, vrojtuesi ishte në dokumentacion, por jo në kullën e tij”, shpjegon ajo.

Sipas saj, kjo gjë krijon shqetësim te njerëzit, të cilët nuk e dinë se cili plazh është më i sigurt për të kaluar pushimet e tyre.

Kamberaj thekson se janë vetë pronarët e subjekteve, të cilët “vijnë ndjekin trajnimin, pasi është i detyruar”.

E pyetur nga AP-ja se pse në qendrën e saj kurset ndiqen nga pronarët, ajo shpjegon se këta të fundit nuk gjejnë dot persona që ta kryejnë si detyrë.

“Të rinjtë nuk janë të informuar, pagat janë jo fort të pëlqyeshme dhe përgjegjësia është e madhe”, thotë trajnerja.

Sipas saj “kjo është rruga që ndiqet për të marrë lejen e në fund asnjë nuk vëzhgon plazhin”.

Kullat e vrojtimit të ngritura në breg të detit, përpos faktit që janë të braktisura nga rojet, shpesh konsiderohen si ndërtesa të pasigurta nga pushuesit për shkak të mosmirëmbajtjes.

Nga ana tjetër, zyra për shtyp e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit (MTM), ka shpjeguar për AP-në se është e detyrueshme që, gjatë gjithë kohës roja bregdetare, të jetë aty.

“Në momentin që lidhin kontratën me bashkinë, paguajnë faturat, taksat, e kanë të detyrueshme rojën e bregdetit dhe quhen zyrtarisht të licencuara për të vepruar”.

“Ka pasur raste që janë kthyer mbrapsht. Përkatësisht nga 415 aplikime për Durrësin, vetëm 39 janë kthyer mbrapsht”, shpjegohet nga zëdhënësja për shtyp e MTM-së.

Gjatë 2020-s, kanë aplikuar 1 mijë e 800 subjekte dhe po kaq u certifikuan roje bregdetare.

Por, nga një vëzhgim i kryer, evidentohet mungesë e rojave bregdetare në disa zona të plazheve në Shqipëri.

Detyrë për të kontrolluar veprimtarinë e tyre, sipas ministrisë përkatëse, është “e bashkisë dhe e policisë”.

Të pyetur nga AP-ja se si kontrollohen dhe sa të sigurta janë këto certifikata që marrin rojat bregdetare, zyra për shtyp e MTM-së u shpreh se kjo Ministri njeh vetëm certifikatën e dhënë nga Federata e Rojave Bregdetare.

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori