LAJMI I FUNDIT:

Leja për arrestimin e Tahirit, Prokurori: Hetimi nisi nga media

Leja për arrestimin e Tahirit, Prokurori: Hetimi nisi nga media

Këshilli i Mandateve dhe Rregulloreve është mbledhur këtë paradite për kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe dhënien e autorizimit për arrestimin e tij.

Vetë ish-ministri i Brendshëm është i pranishëm në këtë mbledhje, por do të jetë avokati i tij Artan Hajdaraj që do të flasë për të.

Ndërsa organi i akuzës është përfaqësuar nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besnim Hajdarmataj dhe prokurorët Elizabeta Imeraj e Vladimir Mara.

Ai kërkoi që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor, por kjo kërkesë nuk u pranua nga Këshilli dhe mbledhja vijoi me dyer të hapura. Teksa Hajdarmataj argumentoi kërkesën e tij se bëhet fjalë për heqjen e imunitetit të deputetit, teksa një pjesë të dokumenteve nuk pranoi t’i bëjë publike për median.

“Kemi bërë verifikime dhe jemi të bindur se ato biseda përputhen. Tahiri, gjatë vitit 2013, duke pasur në pronësi një automjet të tij, e kishte shitur te njëri prej vëllezërve Habilaj. Na ka rezultuar më pas se ky automjet është përdorur sërish nga Tahiri. Ne kemi ardhur për të kërkuar thjesht heqjen e imunitetit që në çdo moment të jetë i ekspozuar ndaj një mase sigurie të mundshme. Saimir Tahiri akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike i kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë të shtetit”, tha Hajdarmataj.

Deputetët e mazhorancës kërkuan nga grupi i prokurorëve provat, që sipas tyre, inkriminojnë deputetin socialist, Saimir Tahiri.

Prokurorët deklaruan se hetimi ka nisur kryesisht edhe mbi bazën e informacioneve të qarkulluara në media për përgjimet e realizuara nga pala italiane. Të pyetur nga deputetët socialistë nëse në aktet e përcjella nga pala italiane rezulton që Saimir Tahiri është nën hetim nga Prokuroria e Katanias, prokurorët u përgjigjën: “Në aktet e përcjella deri në këto momente nuk figuron një gjë e tillë”.

Megjithatë, Prokuroria thotë se ka dyshimin e arsyeshëm për të bazuar kërkesën e saj për arrestimin e Tahirit. “Ka disa detaje që krijojnë dyshimin e arsyeshëm për faktin penal dhe kërkesa jonë është bazuar në dokumentacionin që zotërojmë dhe në arsyetimin ligjor. Ekziston rreziku i prishjes, apo dëmtimit të provave”, deklaron Prokuroria. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori