LAJMI I FUNDIT:

Legjendat e Realit fitojnë thellë ndaj atyre të Liverpoolit, Seedorf me një volle filloi festivalin e golave te Los Blancos

Legjendat e Realit fitojnë thellë ndaj atyre të Liverpoolit, Seedorf me një volle filloi festivalin e golave te Los Blancos
Foto: MARCA in English/Twitter

Para finales mes Real Madridit dhe Liverpoolit në Kiev, Liga e Kampionëve kishte organizuar disa ngjarje tjera sportive në qytetin ukrainas.

Një nga ato ishte një ndeshje në futboll të vogël mes legjendave të Real Madridit dhe Liverpoolit.

Ishte një takim më shumë gola, që në fund e fituan Los Blancos me rezultat 9-3, por rezultati nuk kishte aspak rëndësi.


Shumë tifozë ishin mbledhur për të parë disa nga lojtarët më të mirë të futbollit në vitet e fundit dhe Clarence Seedordf u përkujdes që ata të mos dëshpërohen për mungesë të golave të bukur.

Aktualisht holandezi është trajner i Deportivo La Corunas, por me siguri tifozët do donin që ai të ishte edhe në rolin e lojtarit.

Se Liverpooli është gati, e tregon edhe goli i Milnerit në stërvitjen e fundit para finales
Lexo po ashtu Se Liverpooli është gati, e tregon edhe goli i Milnerit në stërvitjen e fundit para finales

Për skuadrën fituese pjesë marrës ishin lojtarë si Jerzy Dudek, Michael Salgado, Alvaro Arbeloa, Roberto Carlos, Makelele, Seedorf e Esteban Cambiasso.

Vlen të theksohet se kjo ndeshje ishte thjesht një miqësore e cila promovon anën e bukur të futbollit dhe nuk kishte karakter garues. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori