LAJMI I FUNDIT:

Legjenda e Manchester City, Vincent Kompany ndihmoi në organizimin e ekzaminimeve sekrete mjekësore të Erling Haaland në Bruksel

Legjenda e Manchester City, Vincent Kompany ndihmoi në organizimin e ekzaminimeve sekrete mjekësore të Erling Haaland në Bruksel

Legjenda e Man City, Vincent Kompany ndihmoi në organizimin e ekzaminimeve sekrete mjekësore të Erling Haaland në Bruksel të hënën, para se gjigantët e Ligës Premier të konfirmon sot marrëveshjen mes palave. 

Një figurë befasuese është përfshirë në organizimin e ekzaminimeve sekrete mjekësore të Erling Haaland në Bruksel të hënën dhe ai është legjenda e Manchester City, Vincent Kompany.

Ardhja e superyllit të Borussia Dortmund , Haaland, tashmë është konfirmuar nga Man City.


Haaland iu lejua pushim nga Borussia Dortmundi të hënën dhe 21-vjeçari besohet se i është nënshtruar testeve mjekësore në Bruksel.

Më shumë detaje të udhëtimit të supozuar të fshehtë janë raportuar tani, me gazetën franceze L’Equipe që ka zbuluar se si Kompany ndihmoi në organizimin e ekzaminimeve mjekësore.

Tani trajneri i Anderlechtit në Belgjikë, mbrojtësi legjendar i Cityt thuhet se ka qenë i përfshirë shumë në logjistikën e organizimit të udhëtimit të Haaland në Spitalin Erasmus, ku u prit nga stafi mjekësor i Man Cityt.

Kompany luajti për Cityn për 11 vjet nga vitit 2008 deri në 2019, përpara se të bëhej lojtar-trajner në Anderlecht, pastaj duke i varur edhe këpucët për të marrë një rol të përhershëm në skuadër.

Pavarësisht largimit nga Etihad, duket se ai ende e ka në zemër ish-klubin e tij, duke iu dhënë një dorë për të arritur marrëveshjen me Haaland.

Norvegjezi ka shënuar 85 gola në 88 paraqitje, ndërsa  Haaland do t’i japë lamtumirën tifozëve të Dortmundit pas ndeshjes së tyre të fundit në Bundesligë ndaj Hertha Berlin të shtunën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori