Ian Wright e ka këshilluar Chelsean që të transferojë Emilianop Martinezin nga Arsenali në këtë afat kalimtar veror.

Që kur u lënduar Bernd Leno, portieri i dytë ka shkëlqyer te The Gunners, e që The Blues po kërkojnë një gardian të ri.


Kepa Arrizabalaga me shuam gjasë do të largohet në këtë verë dhe Frank Lampard ka në listë disa portierë.

Emiliano Martinez Arsenal F365

Por, legjenda e Arsenalit, Wright ka këshilluar trajnerin anglez që të transferojë Martinezin nga rivali lokal.

"Kur ju e shikoni Chelsean dhe punën çfarë ka bërë Frank Lampard, mendoni se atyre u duhet vetëm një portier dhe ai është Emiliano Martinez", ka thënë Wright.

0 GettyImages 1176900639

"Kepa është larg formës së lartë, gabimet e mëdha e kanë shkatërruar atë në këtë edicion, andaj Lampard bën mirë po t transferonte Martinezin".

"Po t'i shikoni paraqitjet e tij të fundit në Ligën Premier, e kuptoni se sa portier inteligjent që është dhe që mund të luajë shumë mirë me këmbë", ka shtuar më tej ai.

27-vjeçari ka arritur të ngritët shumë në formë pas lëndimit të portierit gjerman dhe Chelsea mund të interesohet për të. /Telegrafi/

telegrafi sport app