LAJMI I FUNDIT:

Lefkov: Xhaferi të vijë në vete dhe t’i vërë në votim ndryshimet kushtetuese, me vetëdije ka shkelur Rregulloren

Lefkov: Xhaferi të vijë në vete dhe t’i vërë në votim ndryshimet kushtetuese, me vetëdije ka shkelur Rregulloren

Talat Xhaferi, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit, ka shtyrë për votim pikën për nevojën e hapjes së Kushtetutës. Sipas Rregullores votimi është dashur të bëhet ditën e premte kur ka përfunduar kërkimi dhe është siguruar kuorumi për votim, tha në konferencën e sotme për media Mile Lefkov, deputet nga OBRM-PDUKM.

“Xhaferi ka zbatuar nenin 165 paragrafin 1 të Rregullores së Punës, ndonëse rregullon një procedurë për ndryshimin e ligjit, jo për ndryshimin e Kushtetutës, për të cilën ka një kapitull të veçantë në Rregulloren e punës. Në vend të kësaj, Xhaferi është dashur të thirret në nenet 95 dhe 96 të Rregullores së Punës, sipas të cilave votimi për ndryshimin e Kushtetutës nuk mund të shtyhet. Talat Xhaferi me vetëdije e ka shkelur Rregulloren e Kuvendit për t’i lejuar BDI-së dhe LSDM-së të qëndrojnë edhe një ditë në pushtet”, thotë Lefkov.

Xhaferi,  është vënë në rolin e shpëtimtarit të ulëseve qeveritare duke shkelur aktet dhe procedurat ligjore,shton deputeti i OBRM-PDUKM-së.


Sipas tij, Xhaferi është i vetëdijshëm se sa herë që të hidhen në votim amendamentet kushtetuese, ato do të dështojnë, por edhe se pas kësaj nuk ka mbetur asgjë, përveç daljes në zgjedhje, prandaj Xhaferi po vonon.

“I bëjmë thirrje Talat Xhaferit që të vijë në vete dhe të vërë në votim ndryshimet kushtetuese. Sa më gjatë të mbahet pushteti artificialisht, aq më keq do të jetë për Maqedoninë, por edhe më e vështirë do të jetë humbja e tyre”, shton Lefkov.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori