Luka Doncic dhe LeBron James udhëhoqën Los Angeles Lakers për të barazuar serinë kundër Minesotës në 1-1.

Pasi humbën ndeshjen e parë në shtëpi, Lakers luajtën shumë më mirë në të dytën, kryesisht në mbrojtje, dhe fituan me rezultat 94:85.


Doncic dhe James shënuan më shumë se gjysmën e pikëve të Lakers. Luka e mbylli ndeshjen me 31 pikë, 12 kërcime dhe 9 asistime, ndërsa LeBron 21 pikë, 11 kërcime dhe 7 asistime.

Cup tree provided by Sofascore

Në radhët e Minesotës, të vetmit me performancë dyshifrore ishin Julius Randle me 27 dhe Anthony Edwards me 25 pikë.

Mbrëmë janë luajtur edhe dy ndeshje të tjera. Oklahoma City mposhti Memphisin 118:99 dhe kaloi në epërsi 2-0 në seri, ashtu si Indiana kundër Milwaukee (123:115). /Telegrafi/

telegrafi sport app