Leart Paqarada ka vazhduar me formë fantastike me fanellën e St Paulit.

Mbrojtësi i Kosovës ka shënuar e asistuar në fitoren pas kohës shtesë 2-3 ndaj Dynamo Dresden në kuadër të Kupës së Gjermanisë.


Goli i parë në ndeshje u shënua nga Paqarada në minutën e 63-të.

249395478 1024398391716731 4791868324437271681 n

Reprezentuesi kosovar u gjend bukur në zonë dhe me një gjuajtje të fortë shënoi për 1-0.

Ndërkohë asistimi i mbrojtësit të majtë erdhi nëntë minuta më vonë për Dittgen.

Paqarada është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer dhe pritet të grumbullohet nga Kosova në ndeshjet e muajit nëntor ndaj Jordanisë dhe Greqisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app