Uromëni. Sepse sot kam fituar një bast me katër miq. Fluturonin nga gëzimi kur e përditshmja parisiane “Le Monde”, e paraqitur për lexuesit shqiptarë si “prestigjiozja”, kishte botuar një artikull në të cilin e quante prishjen e Teatrit Kombëtar nga qeveria një akt barbar: “En Albanie, le Théâtre national détruit par le gouvernement, un acte barbare”.
Isha jo vetëm pa pikë dalldie, por krejt shpërfillës. Më detyruan t’ua shpjegoja miqve atë shpërfillje, duke i sqaruar që mund të ishte fjala për një rrëshqitje momenti të “prestigjiozes”, artikull pa kurrfarë pagese, me sa dukej. Ndërsa afërsisht mbas një jave, u premtova, do të lexonin po në atë “prestigjioze” një artikull të prishësit të ndërtesës kulturore me vlera disafish historike. Aty do t’u tregohej francezëve historia me-kokë-poshtë, duke argumentuar vërtetësinë e gënjeshtrave.
Çudi e madhe! Si ka mundësi që u desh përpikmërisht një javë sa artikulli me-kokëposhtë të shfaqej te “prestigjiozja”?
Qyshkur kam pasur rast të bëj të njohur me të përditshmen franceze “Le Monde”, e pata mësuar që ajo funksiononte si njëfarë pike referimi e së majtës parisiane, madje më saktë e inteligjencies franceze “të haviarit”, siç quhet ajo inteligjencie që, nga njëra anë, qan hallet dhe zavallet e klasës punëtore, ndërsa nga tjetra jeton për vete në luks e në zdërhalle. Hipokrizi e gjallë.
E beson kush që nuk u paguaka për shërbime të vyera një e përditshme e tillë?
Pyetjes që bëra nuk ka nevojë t’i përgjigjem unë, sepse në Francë ia kanë dhënë një përgjigje dy autorë, gazetarët Pierre Péan dhe Philippe Cohen, me një libër që tronditi opinionin publik i cili, jo rrallë, edhe i zinte besë me tërë mend “objektivitetit” të së përditshmes pariziane me “prestigjin” e madh. Libri titullohet “La face cachée du Monde” (Fytyra e fshehur e “Le monde”-it), i botuar më 2003 me një sukses të jashtëzakonshëm: vetëm ditën e parë të daljes 60 mijë kopje të shitura, ndërsa më shumë se 200 mijë në tërësi.
Libri ishte rezultat i investigimit të dy gazetarëve, të cilët ia nxirrnin në publik të lintat e palara “prestigjiozes”: duke filluar nga lidhjet financiare që ia tjetërsonin gazetës “asnjanësinë” aq të pretenduar, te lobingjet përkundrejt pagesave, te përdorimi i asaj që në Francë quhet “pouvoir d’intimidation” dhe me radhë. Ç’mund të them unë më shumë? Asgjë përveçse të nxis – ndonjë të interesuar – t’ia hedhë një sy këtij libri.
Ja, pra, se përse e prisja kthesën e “prestigjiozes”, duke e ditur që, për ç’i takon “objektivitetit”, “asnjanësisë” e dokrra kësi lloji, ajo nuk është aspak “e virgjër”. E virgjër në atë kuptim që arvaniti i madh, Marko Boçari, në Fjalorthin e tij të ndershëm për konsullin frëng, Pouqueville, ia përktheu atij thjesht “e paqirë”. Nuk është e tillë “Le Monde”-i dhe prandaj mban: ku ka vajtur mija, le të vejë edhe qindi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit