Ditorja “Le Monde”, të mërkurën e 4 prillit 1990, në faqen e tretë ka botuar një intervistë të Ismail Kadaresë. Shkrimi është si më poshtë:
“Shkrimtari Ismail Kadare denoncon ‘dogmat’ të cilat ‘pengojnë rrugën e mirëqenies, lirive dhe demokracisë’.
Romancieri Ismail Kadare, i cili festoi 5 tetorin e kaluar, botimin e romanit me titull ‘Thikat’ (bëhet fjalë për romanin e Neshat Tozajt me parathënie të Ismail Kadaresë), që denoncon praktikat e ‘sigurisë’ shqiptare (Le Monde, 11 dhjetor 1989), sapo dha në Tiranë një intervistë të gjatë të botuar më 21 mars në gazetën ‘Zëri i rinisë’.
Në deklaratat e tij, ai përmend shumë shkrimtarë të së kaluarës, si Faik Konicën, Ernest Koliqin, apo priftin katolik Gjergj Fishta, ende të ndaluar në Shqipëri. Ai denoncon teprimet e luftës kundër fesë, të cilat kanë dëmtuar seriozisht kulturën e vjetër kombëtare shqiptare, duke kujtuar në veçanti se sa kjo kulturë është e lidhur me historinë e krishterimit (Shqipëria u krishtërua që në shekullin e parë dhe është një peshkop i këtij vendi i cili e kompozoi ‘Te Deum’ në shekullin e katërt).
Ai denoncon me terma të forta intelektualët edhe zyrtarët që heqin dorë të angazhohen në procesin e demokratizimit: ‘Këta njerëz’, thotë ai, ‘të cilët nuk i kuptojnë aspiratat e popullit shqiptar, vlerësojnë nevojat e tyre materiale dhe shpirtërore nëpërmjet trurit të tyre të ngushtë, mendjeve të tyre të varfra. Për të justifikuar konceptimet e tyre qesharake, ata pickojnë aty këtu në trupat e doktrinës, koleksionet e citateve, paragrafët kushtetues, duke harruar se logjika që qëndron në themel të ekzistencës së kombit shqiptar është mbi teoritë dhe dogmat. Dogmat, teoritë dhe citatet që i kundërvihen kësaj logjike dhe pengojnë rrugën e mirëqenies, lirive dhe demokracisë janë të papranueshme për banorët e këtij vendi. (…) Ata që nuk dallojnë se mirëqenia kombëtare dhe demokratizimi janë dy objektivat kryesorë për jetën e këtij vendi nuk i kanë kuptuar aspiratat e njerëzve (banorëve) të tyre. Që procesi demokratik të jetë real dhe i pakthyeshëm, duhet që të gjithë të jenë në gjendje të marrin pjesë.’
Kadare më pas evokon ‘psikozën’ e cila shtyn një shtet drejt krimit: ‘E gjeneruar nga forcat më të errëta të vendit, ajo rritet dhe shumohet në organet e tij shtypëse. Pasi të kenë filluar të mbjellin sugjerimet e tyre kriminale, këto organe qëndrojnë në gatishmëri, duke mbledhur ditë pas dite fakte dhe të dhëna që do të bindin shtetin se kupa është mbushur plot. Nëse efekti i dëshiruar vonohet, ato vetë do të shumëfishojnë provokimet për të arritur qëllimet e tyre. Të verbuar nga kjo psikozë, duke u përpjekur të demonstrojnë tezën e tyre të pafund, sipas së cilës, pa to, shteti do të vraponte drejt shkatërrimit të tij, ato nuk e kuptojnë se është pikërisht dhuna e tyre që do të jetë fatale për shtetin, dhe në fund të fundit, për vetë ato. Si qentë besnikë të regjimit, ato përfundojnë duke u bërë varrmihës të vendit. Siç e vinte në dukje Marksi, akti i parë i një tirani është gjithmonë gërmimi i varrit të tij.’
Kadare shton: ‘Demokracia, kultura e drejtësisë dhe ligjit janë ndër vlerat themelore të kombeve dhe të gjithë duhet të bëjnë çmos, çdo ditë, në çdo kohë, në mënyrë që ky sistem vlerash të mbizotërojë dhe të mbretërojë kudo. Kjo kulturë duhet të punojë urgjentisht për të gjunjëzuar forcat e errëta regresive që qëndrojnë kundër saj; nuk duhet hezituar të shtypen ato (forcat e errëta), sepse mbi këtë pyetje (çështje) civilizimi fisnik shqiptar do të kthehet në përparim.’
Shkrimtari përfundon: ‘Për letërsinë, kjo nuk është vetëm një detyrë, por një provë dhe një shans. Demokracia, ligji, drejtësia, këto koncepte kanë mbajtur gjithnjë lidhje të thella me krijimin letrar: ato, mund të thuhet, janë të të njëjtit trung. Duke rrezikuar të përsëritem, do të kujtoj atë që thashë për Eskilin, tek i cili është e vështirë të dallosh se ku mbaron dramaturgu dhe ku fillon mbrojtësi i ligjit. Për të, mund të themi se ai ishte ministri i parë i drejtësisë, jo i ndonjë qeverie, por i mbarë njerëzimit… Nëse nuk kujdeset për problemet e demokracisë, të drejtat e njeriut, liritë, letërsia nuk është vetëm e gjymtuar: ajo shënon sensin e saj moral me një pikëpyetje të madhe.’” /Darsiani/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Enveri e donte Musinenë, por u refuzua dhe ai u hakmor?!

Gënjeshtra “patriotike” e tre vëllezërve të Skënderbeut të helmuar nga Sulltani

Artisti gjerman dhe makthet nga të cilat nuk mund të shpëtojë

Roli historik i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)

KUR KUDRA ËSHTË E SËMURË

Artikulli i ditores “Der spiegel” (25 janar 1982), për vrasjen e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës

Telegrafi

CH-N

InterAlumin

InterAlumin

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Serwer: Washingtoni dhe Brukseli mbështesin Serbinë për ta larguar nga Moska, por Vuçiq po e bën të kundërtën

U përfol Edi Rama e ish-presidentja kroate, Biden thotë se NATO-n mund ta udhëheq një britanik

Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

Kurti: Escobar dhe Lajçak po vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë

Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë