LAJMI I FUNDIT:

LDM: Kërkesat nacionaliste të Besës dhe Aleancës mund të shkaktojnë konflikt të brendshëm

LDM: Kërkesat nacionaliste të Besës dhe Aleancës mund të shkaktojnë konflikt të brendshëm

Lidhja Demokratike (LD) e Maqedonisë përmes një kumtese thekson se e dënon nacionalizmin përmes të cilit siç thonë, tentohet të bllokohet procesi euroatlantik i Maqedonisë.

Nga kjo parti thonë se njoftimet e liderëve të partive opozitare shqiptare para referendumit se gjithë shqiptarët janë të përcaktuar për në NATO dhe BE dhe kërkesat e tyre të tanishme, janë manipulim , që sipas tyre u tregua e pasaktë edhe në daljen në votim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për hyrjen në NATO dhe BE ekziston konsensus qytetar dhe politik, por kërkesat nacionaliste ekstreme të Besës dhe Aleancës për Shqiptarët për ndryshimin e Kushtetutës, të cilat nuk kanë lidhje me Marrëveshjen e Prespës, hapin dyshime për përcaktimin e tyre proevropian”, thonë nga LDM.


Ata shtojnë se Qeveria e Maqedonisë dhe shumica parlamentare kanë bërë shumë kompromise dhe tërheqje nga interesat shtetërore. Sipas tyre, tërheqjet tjera mund të shkatërrojnë gjithë procesin dhe të ketë mosdurim ndëretnik të brendshëm.

“Kërcënimet dhe kushtëzimet duhet të ndërpriten dhe të mbështeten idetë mbipartiake dhe mbikombëtare për prosperitetin e Maqedonisë, e që janë anëtarësimi në NATO dhe BE”, theksojnë nga LDM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori