Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar koalicionin me Nismën në Komunën e Fushë-Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komune, Besnik Osmani, i cili edhe ka shpërndarë një fotografi me kryetarin e Nismës në këtë komunë, Driton Ademi.


"Vazhdojmë me NISMËN drejt fitores!Së bashku për qytetarët dhe të ardhmen e komunës sonë", ka deklaruar ai.

Nisma Socialdemokrate me listën e tyre për asamble komunale ka grumbulluar 439 vota.

Ndryshe, dy kandidatët për kryetar të kësaj komune, Besnik Osmani LDK, dhe Valon Prebreza LVV, do të përballen në balotazh.

Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 12 tetor./Telegrafi/