LAJMI I FUNDIT:

LDK: Qeveria Kurti është qeveri e praktikantëve, Haxhiu të ndal sulmet ndaj KPK-së dhe KGjK-së

LDK: Qeveria Kurti është qeveri e praktikantëve, Haxhiu të ndal sulmet ndaj KPK-së dhe KGjK-së

Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj në një konferencë për media, i ka quajtur sulme deklaratat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ndaj Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Manaj ka thënë se kjo qasje tregon se kjo Qeveri është e praktikantëve.

“Me shqetësim po i përcjellim sulmet e ministres së Drejtësisë ndaj Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Këto janë sulme në pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. Kjo sjellje tregon qartë që kjo është Qeveri e praktikanteve”, ka thënë Manaj.


Ai ka shtuar se ministrja e Drejtësisë nuk e ka të qartë se cilat janë kompetencat e saj.

“Imazhi më i keq i mundshëm ishte që ministrja e Drejtësisë u bëri institucioneve të pavarura. Miratimi i strategjisë për sundimin e ligjit është hap i rëndësishëm, por mendojmë që ky dokument duhet të dërgohet në Kuvendin e Kosovës. Është gabim i Qeverisë që këtë dokument ta aprovojë vetëm në Qeveri”, u shpreh deputeti i LDK-së.

Sipas tij, Qeveria nuk po di si ta bëjë vettingun.

“Edhe sot kjo Qeveri ende nuk e ka idenë se si do t’i qaset procesit të Vettingut. Tash kur e kanë shumicën nuk mund të akuzojnë askënd por të përmirësojnë gjendjen në sistemin e drejtësisë”, tha Manaj.

Ai ka thënë se LDK-ja vlerëson se KPK dhe KGJK e kanë për obligim që të sigurojnë që t’i kryejnë punët e tyre në pajtim me ligjin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori