LAJMI I FUNDIT:

LDK: Po i bëhet presion organeve të pavarura, s’do të lejojmë të cenohet integriteti i procesit zgjedhor

LDK: Po i bëhet presion organeve të pavarura, s’do të lejojmë të cenohet integriteti i procesit zgjedhor

Lidhja Demokratike e Kosovës, procesin e rivotimit në Komunën e Istogut e konsideron si proces tejet të rregullt dhe me këtë rast falënderon qytetarët e Istogut dhe organet kompetente për pjesëmarrje, përkatësisht organizim të mirë të procesit zgjedhor në këtë komunë.

LDK e vlerësoi lartë mbështetjen e qytetarëve të Istogut për kandidatin Haki Rugova,pasi sipas kësaj partie përballë tij ishin në një koalicion të “natyrshëm” të gjitha partitë tjera politike që ishin pjesë e garës në raundin e parë të zgjedhjeve në këtë komunë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkon nga organet përgjegjëse që me profesionalizëm dhe paanshmëri t’i përfundojnë të gjitha procedurat e parapara ligjore për shpalljen dhe certifikimin e rezultatit me qëllim që të përmbyllet sa më parë ky proces i tejzgjatur zgjedhor në Komunën e Istogut që ndodhi pikërisht për shkak të manipulimeve të identifikuara nga LDK e të konfirmuara nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme, të kandidatit Gani Dreshaj dhe subjektit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.


“Lidhja Demokratike e Kosovës, me shqetësim të thellë është duke përcjellë presionin e jashtëzakonshëm që është duke iu bërë organeve të pavarura kushtetuese siç janë KQZ dhe PZAP, pjesëtarët e të cilave madje janë kërcënuar edhe ‘me burg’ nga partia e Kryeministrit Haradinaj dhe nga pjesëtarët e caktuar të kësaj qeverie. Lidhja Demokratike e Kosovës këto veprime i konsideron si të papranueshme duke i vlerësuar edhe si veprime që cenojnë rëndë rendin kushtetues dhe demokratik në Republikën e Kosovës”, thuhet më tej.

LDK thekson se nuk do të lejojë me asnjë kusht, që përmes presionit të hapur që po i bëhet organeve të pavarura kushtetuese nga ana e Qeverisë që udhëhiqet nga të njëjtit partnerë koalicioni që ishin bashkë edhe në mbështetje të kandidatit të AAK-së në Istog, të cenohet integriteti i procesit zgjedhor, proces ky që sipas të gjitha vlerësimeve, ishte i rregullt, i lirë e demokratik.

“Sido që të jetë, Lidhja Demokratike e Kosovës, do të vazhdojë të ndjekë nga afër këtë proces duke e dhënë kontributin e saj brenda kornizave ligjore që, procesi zgjedhor në këtë komunë i cili u vlerësua si plotësisht i rregullt nga të gjithë, deri në daljen e rezultatit, të mos devalvohet me prova të fabrikuara, me dëshmitar të rrejshëm dhe me pretendime të pabazuara për kinse parregullsi gjatë procesit zgjedhor”, thuhet në reagimin e LDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Kalo në kategori