Sot, në orën 11:00, është thirrur një seancë për formimin e komisioneve parlamentare, në të cilën pritet të diskutohet për buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare dhe financimin e RTK-së.

Megjithatë, seanca e planifikuar ende nuk ka filluar, ndërsa në sallë janë të pranishëm vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.


Tri subjektet opozitare – PDK, LDK dhe AAK – kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë.

Mbetet të shihet nëse do të ketë kuorum të mjaftueshëm për mbajtjen e saj. /Telegrafi/