Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës sot në një konferencë për media ka bërë të ditur se kjo parti nuk do të merr pjesë në seancën e orës 11:00.

Zemaj para gazetarëve theksoi se kjo që po ndodh nuk është asgjë tjetër vetëm se mënyra e funksionimit të LVV-së.


“...Sot po provohet treni i fundit, një seancë jo legjitime, jo logjike, jo logjike dhe në kundërshtim me me rendin kushtetues dhe praktikën parlamentare, vetëm që Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti të zhveshët nga përgjegjësia e dështimit..”, tha ai, raporton Telegrafi.

Ai tha se po të kishin vullnet për krijimin e shumicës parlamentare konsultime do të ishin bërë me kohë.

“LDK do të marr pjesë vetëm në seancën e orës 14:00, për çështjen e mandatarit”, tha ai.

“Sot besojmë që në ora 14:00 manovrave të Lëvizjes Vetëvendosje do t’iu vijë fundi”, tha ai. /Telegrafi/