LAJMI I FUNDIT:

LDK merr vendim, Avdullah Hoti kandidat për kryeministër

LDK merr vendim, Avdullah Hoti kandidat për kryeministër

Kryesia e LDK-së, në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që Avdullah Hoti të jetë kandidat i kësaj partie për kryeministër.

Kjo është konfirmuar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një prononcim para medieve pas përfundimit të mbledhjes.


“Jemi pajtuar që zotëri Avullah Hoti të propozohet nga kryesia e LDK-së për kryeministër”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se në këtë mbledhje është diskutuar edhe për Kujtim Shalën, Lufti Hazirin e emra të tjerë.

Kreu i LDK-së ka shtuar se kryesia ka kërkuar nga ai që ta marrë këtë përgjegjësi, mirëpo ai nuk ka pranuar.

“Unë u arsyetova para kryesisë që nuk jam në gjendje ta marrë këtë përgjegjësi, jo që nuk e dëshiroj, sepse konsideroj se vendi është një të situatë të rëndë me pandeminë dhe dialogun që do të pasojë më vonë. Prandaj në asnjë rast si kryetar i LDK-së nuk do ta kisha vullnetin që unë të mos e pranoja këtë përgjegjësi që ma jap partia ime, por duke u nisur nga nevoja që unë akoma të kujdesem për shëndetin tim, për shkak të disa probleme fizike që i kam e luta kryesinë që të kenë mirëkuptim ndaj meje dhe ta gjejnë kandidatin që i plotëson të gjitha kriteret”, tha Mustafa.

Ai shtoi se nuk e konsideron si privilegj që Avdullah Hoti të jetë kryeministër,  por është një sakrificë dhe pranim i tij për këtë sakrificë që do ta bëjë jo vetëm për LDK-në por në radhë të parë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kujtojmë se LDK është shprehur e gatshme për formimin e Qeverisë së re. Madje presidenti Hashim Thaçi edhe zyrtarisht i ka kërkuar Mustafës emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori