LAJMI I FUNDIT:

LDK: Mëngjesi i sotëm e zuri Komunën e Prishtinës me rrugë të bllokuara

LDK: Mëngjesi i sotëm e zuri Komunën e Prishtinës me rrugë të bllokuara

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka akuzuar Komunën e Prishtinës për mospastrimin e rrugëve nga bora.

LDK përmes një njoftimi për media ka thënë se rrugët në zonat rurale janë të bllokuara nga ortekët e borës.


“Mëngjesi i datës 6 janar e zuri Komunën e Prishtinës me 60% e rrugëve të bllokuara – të pa pastruara. Veçanërisht rrugët rurale në zonat e thella janë të bllokuara nga ortekët dhe sasia e borës e makineritë e ndërmarrjeve të kontraktura nga Komuna po lëvizin shumë ngadalë.

Po ashtu, asnjë metër gjatësi trotuar nuk u pastrua dhe kjo dëshmon se retorika e premtimeve të dikurshme të Kryetarit të sotëm të Komunës së Prishtinës ishte vetëm për konsum politik, sa për të marrë votat që i nevojiteshin, sepse po shihet se ato premtime nuk po realizohen fare dhe se edhe kësaj qeverie komunale po i mungon shkopi magjik për të zgjidhur problemet ditore dhe të përhershme me të cilat ballafaqohet komuna”, thuhet në njoftim.

LDK më tej ka theksuar se sipas standardeve për pastrimin e borës kompanitë duhet të punojnë non-stop gjatë tërë natës nën mbikëqyrjen e stafit komunal dhe mbikëqyrjes komunale, por kjo nuk po ndodh!?

“Grupi i Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, kërkon nga qytetarët e Komunës së Prishtinës që të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm në pastrimin e borës para shtëpive të tyre, të angazhohen në pastrimin e rrugëve nëpër lagjet e tyre në mënyrë që të mundësohet qarkullimi normal i këmbësorëve dhe makinave qarkulluese. Po ashtu, kërkon nga qytetarët që të pajisen me pajisjet e nevojshme për qarkullim në komunikacion, pasi që kushtet e lëvizjes janë të tilla dhe me këtë komuna nuk po luan rolin e vet për krijimin e kushteve, për lirin dhe lëvizjen e qytetarëve në këtë situatë gati emergjente”, thuhet ne njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Lajme
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Sociale
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Lajme
Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar

Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar

Lajme
Kalo në kategori