LAJMI I FUNDIT:

LDK kërkon mobilizim dhe koordinim të strukturave në teren

LDK kërkon mobilizim dhe koordinim të strukturave në teren

Anëtarët e Kryesisë dhe deputetë të LDK-së, kanë vazhduar bashkëbisedimin në teren, me një takim të mbajtur sot me strukturat e Degës IV në Prishtinë.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka folur për qëndrimet e LDK-së për dialogun me Serbinë, Forcat e Armatosura, kufijtë shtetëror, listat e veteranëve dhe çështje tjera me rëndësi për vendin.

Ai ka folur për dokumentin të cilin sot e ka miratuar kryesia e LDK-së në lidhje me orientimet e LDK-së për dialogun me Serbinë dhe platformën për zgjedhjet nacionale, i cili pritet të miratohet në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së. Ai gjithashtu ka kërkuar koordinim dhe shtim të aktiviteteve në terren dhe mobilizim maksimal nga të gjitha strukturat e degës IV dhe strukturat e LDK-së në gjithë Kosovën.


Ndërsa, Gazmend Muhaxheri, ka thënë që LDK-ja duhet ta shton aktivitetin në terren dhe në raport me zhvillimet e shpejta nëpër të cilat po kalon vendi, LDK-ja duhet të dal e mobilizuar dhe e suksesshme. Kurse Arben Gashi, ka thënë që LDK-në tashmë e dallojnë elementet, njëri i unifikimit dhe tjetri, veprimet e Grupit Parlamentar dhe të strukturave të saj.

Naser Osmani, ka konsideruar që ky takim është shumë i rëndësishëm dhe strukturat e LDK-së janë baza e pikënisjes për çdo veprim dhe vendim që duhet të marrë LDK-ja në çdo kohë.

E, Armend Zemaj, ka thënë që LDK-ja do t’i fitoj zgjedhjet nacionale dhe LDK-ja të iu jep zgjidhje problemeve më të rëndësishme të Kosovës. Ai gjithashtu ka përmendur veprimet dhe temat që Grupi Parlamentar i LDK-së i ka ngritur gjatë mandatit dhe disa çështje tjera të rëndësishme.

Strukturat udhëheqëse të Degës IV të LDK, pas disa vërejtjeve, sugjerimeve, propozimeve dhe çështjeve të rëndësishme të cilat u diskutuan, kanë shprehur përkrahje ndaj qëndrimeve të Kryesisë së LDK-së dhe kryetarit Mustafa.

Anëtarë të Kryesisë së LDK-së kanë zhvilluar sot një takim edhe me strukturat e Degës së Artanës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkohet të shpallen fajtorë të akuzuarit në rastin “Veteranët”, Çeku: U vërtetuan mbi 46 mijë aplikacione

Kërkohet të shpallen fajtorë të akuzuarit në rastin “Veteranët”, Çeku: U vërtetuan mbi 46 mijë aplikacione

Drejtësi
Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Lajme
Muhaxheri dorëzon mandatin, kush pritet ta zë vendin e tij si deputet i ardhshëm i LDK-së?

Muhaxheri dorëzon mandatin, kush pritet ta zë vendin e tij si deputet i ardhshëm i LDK-së?

Lajme
Përshkallëzohet protesta në Koçan, demolohet kafeneja e pronarit të diskotekës

Përshkallëzohet protesta në Koçan, demolohet kafeneja e pronarit të diskotekës "Pulse"

Lajme
Nga grabitja e armatosur në Prishtinë, dërgohet në emergjencë edhe i plagosuri i dytë, Syla: Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Nga grabitja e armatosur në Prishtinë, dërgohet në emergjencë edhe i plagosuri i dytë, Syla: Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Lajme
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Kalo në kategori