Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se po e presin vetëm edhe vendimin e PDK-së që e përkrahë demarkacionit për ta proceduar pastaj për votim në Parlament.
Ai ka thënë se LDK e ka marrë veprimin pro votimit të shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi në mënyrë që të zhbllokohet procesi i liberalizimit të vizave.
“Si LDK ne veç e kemi marrë vendimin në Këshillin e Përgjithshëm të Partisë para që e mbështesim ratifikimin e demarkacionit. Ne po presim nga partneri tjetër i koalicionit, PDK, që të lëvizë në të njëjtin drejtim dhe në ditët e ardhshme dhe javët e ardhshme të lëvizim në Kuvend. Sepse i kemi shtjerrë të gjitha mundësitë”, ka thënë Hoti, për Zërin e Amerikës.
Megjithëkëtë, një pjesë e deputetëve të LDK-së, por edhe të PDK-së, kanë dalë në krahun e Opozitës dhe po e kundërshtojnë shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Madje, është paralajmëruar prej PDK-së se demarkacioni do të shkojë në Parlament javën e ardhshme derisa Qeveria i ka demantuar këtë njoftim, duke treguar se Shefi i Qeverisë deri të enjten e ardhshme do të jetë në Bruksel.
Sidoqoftë, edhe Isa Mustafa dhe Kadri Veseli, kanë paralajmëruar se nëse dështon votimi i shënimit të vijës kufitare në Parlament, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Në të njëjtën kohë, Opozita ka iniciuar një mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë. Këtë nismë e kanë përkrahur edhe disa deputetë të PDK-së. /GazetaTribuna/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?