Lazio mposht Marseillen, shqiptarët kalojnë tutje në Ligën e Evropës

Lazio ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-1 përballë Marseilles në kuadër të Ligës së Evropës.
Trajneri Simeone Inzaghi kishte futur në lojë tre lojtarë shqiptarë nga minuta e parë.
Valon Berisha, Thomas Strakosha dhe Riza Durmishi, luajtën nga minuta e parë.

Italianët e nisën mirë ndeshjen dhe sulmuan disa herë.
Por për ta parë golin e parë u desh të pritet minutat shtesë të pjesës së parë, kur Parolo shënoi për 1-0.
Laizo e nisi mirë pjesën e dytë kur shënoi me Correan.

Marseille e hapi ndeshjen me golin e Thauvin, por asgjë më shumë, pasin francezët nuk kishin më shuam forcë.
Lazio pas kësaj fitoreje ka 9 pikë dhe ka kaluar tutje. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x6wvn02






















































