LAJMI I FUNDIT:

Lazareviq: Lajmet e rreme ‘bindën’ serbët se ushtria serbe do të kthehet në Kosovë – Radoiçiqi është ‘projekt i qeverisë’ në Beograd

Lazareviq: Lajmet e rreme ‘bindën’ serbët se ushtria serbe do të kthehet në Kosovë – Radoiçiqi është ‘projekt i qeverisë’ në Beograd

Serbët nga veriu i Kosovës kanë besuar vitin e fundit se ushtria serbe do të kthehet në Kosovë dhe se ky është produkt i lajmeve të rreme që i janë servuar popullatës.

Ky është konstatimi i redaktores së portalit në gjuhën serbe “Kossev”, Tatjana Lazareviq, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Veç këtyre, gazetarja ka theksuar se atmosfera në Mitrovicë krahasohet me Irlandën e Veriut, gjegjësisht me Belfastin dhe kujton se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ishte i pari që e tha publikisht këtë në vitin 2021.


“Unë nuk do të hyja në ato paralele. Do të thosha se (sulmi në Banjskë) është akti i tretë i dramës. Nuk ka rënë nga qielli, pavarësisht se i gjithë komuniteti nga veriu u gjend në një lloj tronditjeje. Më duhet të them se në tri vitet e fundit, e sidomos vitin e kaluar, është përhapur një narrativë, gjegjësisht një lajm i rremë, i cili është mirëpritur nga serbët – se Serbia kurrë nuk ka qëndruar më mirë në skenën ndërkombëtare dhe se qeveria e di se çfarë po bën, si dhe se ushtria do të vijë”, citohet të ketë thënë ajo.

Lazareviq shpjegon se ky besim ka ardhur nga vendimi i autoriteteve serbe për t’u tërhequr nga institucionet e Kosovës.

“Kishte një narracion se ushtria serbe do të kthehej dhe se lajmet e rreme u ushqyen me shumë kujdes paralelisht me intensifikimin e krizës në veri. Jam e sigurt se ajo është ushqyer nga strukturat serbe… Në veri, serbët janë një komunitet i vogël, ai lajm është përhapur përmes kanaleve të verifikuara, nëse jo – gojë më gojë…”, ka thënë më tej Lazaveriq.

Ajo vlerëson se serbët kanë përjetuar një “dush të ftohtë” pas ngjarjeve në Banjskë, por gjithashtu thekson se së shpejti “do të sillet sërish ndonjë histori e ngjashme”.

“Kjo nuk është hera e parë që publikohet lajmi për kthimin e ushtrisë në Kosovë”, ka thënë redaktorja e portalit “Kossev”.

Ndërsa duke folur për Milan Radoiçiqin, ajo ka thënë se ai është “projekt i qeverisë” së Serbisë.

“Unë ende e shoh si një projekt të qeverisë. Kur e them këtë, dua të them se mund të jenë edhe autoritete zyrtare edhe parashtetërore…”, ka thënë ndër tjerash Lazareviq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori