LAJMI I FUNDIT:

Lava e vullkanit në Ishujt Kanarie të Spanjës po ‘gëlltit’ shtëpitë, njërën pas tjetrës – dëmi vlerësohet mbi 40 milionë euro

Lava e vullkanit në Ishujt Kanarie të Spanjës po ‘gëlltit’ shtëpitë, njërën pas tjetrës – dëmi vlerësohet mbi 40 milionë euro

Në ishullin vullkanik La Palma në Spanjë, një lavë me një temperaturë prej rreth 1.000 gradë Celsius po “gëlltit” shtëpitë, njëra pas tjetrës, në rrugën drejt detit, ndërsa banorët e rrezikuar të mërkurën po përpiqen dëshpërimisht të shpëtojnë një pjesë të pronës së tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në qytetin Todoque, banorët po ngarkojnë dhe po i marrin me vete rrobat, mobiljet, biçikletat, dyshekët.

Ndërsa mbi gjërat e ngarkuara janë parë njerëz duke qarë që duhej të linin shtëpitë e tyre përgjithmonë.

“Më të rëndësishmet janë dokumentet e pronësisë sepse ata do t’i kërkojnë nga ne kur të mos mbetet asgjë këtu”, ka thënë një banor.

Pishina që ‘vlojnë’ dhe shtëpi ‘të gëlltitura’ – pamje që tregojnë pasojat e një rrjedhe të re lavash në Ishujt Kanarie të Spanjës
Lexo po ashtu Pishina që ‘vlojnë’ dhe shtëpi ‘të gëlltitura’ – pamje që tregojnë pasojat e një rrjedhe të re lavash në Ishujt Kanarie të Spanjës

Lajmi i mirë në gjithë këtë tragjedi është se nuk ka raporte për të lënduar.

Siç tanimë dihet, një vullkan në Cumbre Vieja, në jug të Ishujt Kanarie, i cili shpërtheu të dielën për herë të parë në 50 vjet, u ka dhënë njerëzve të paktën pak kohë për të shpëtuar pasi rrjedhat e lavës po përparojnë më ngadalë.

Masa e lavës, disa metra e lartë, e cila fillimisht “u rrotullua” drejt detit me një shpejtësi prej 700 metrash në orë, është vetëm 200 metra në orë të mërkurën.

Të paktën 200 shtëpi janë shkatërruar plotësisht deri më tani, dhe shumë prej tyre janë dëmtuar rëndë.

Kreu i qeverisë rajonale Angel Victor Torres vlerëson se dëmi, përfshirë plantacionet dhe infrastrukturën e shkatërruar, është “sigurisht më shumë se 400 milionë euro”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori