Lautaro Martinez hyri në histori si zëvendësuesi i parë në Serie A që shënoi katër gola në një ndeshje, ku Interi mori një fitore me rëndësi në Salernitana.

Ishte një fitore shumë e nevojshme pas humbjes 2-1 në mesjavës në shtëpi ndaj Sassuolos.


Nerazzurrët nuk ishin në nivel në “Stadio Arechi” derisa Simone Inzaghi shikoi bankinën dhe bëri ndryshime, duke përfshirë edhe futjen në lojën të argjentinasit.

Screenshot 9 29

“Ishte vendimtare për ne. Ne humbëm një ndeshje në "San Siro" që nuk mendoj se e merituam, por pranuam dy gola nga gabimet tona, kështu që duhej të fitonim sot”.

“Ne krijuam raste në pjesën e parë dhe nuk i përfunduam ato. Ne u kthyem me vendosmërinë e duhur pas pushimit, atë që Interi duhet ta ketë gjithmonë. Kam shënuar katër gola, por e rëndësishme është që Interi e fitoi ndeshjen”, ka thënë Lautaro Martinez për Sky Sport Italia.

Lautaro Martinez ka fillimin e tij më të mirë nga çdo sezon, duke arritur nëntë gola në shtatë ndeshjet e para të Serie A. /Telegrafi/

telegrafi sport app