Lauryn Goodman është bërë sërish nënë pasi solli në jetë një vajzë.

32-vjeçarja, ndan fëmijën e saj të parë, djalin tre-vjeçar Kairo, me lojtarin e Manchester City, Kyle Walker, 33 vjeç.


Lauryn ende nuk e ka bërë publik emrin e babait të të porsalindurit të saj, por thuhet se ai është një tjetër futbollist, shkruan DailyMail.

74001899 12376843 Happy news Footballer Kyle Walker s ex Lauryn Goodman 32 has bec a 95 1691266452692

Në lindjen e foshnjës së saj, një burim i tha The Sun: 'Lauryn nuk ka thënë se kush është babai i foshnjës'.

Miqtë e saj mendojnë se është një futbollist dhe e kanë pyetur drejtpërdrejt – por ajo nuk do t'i tregojë askujt.

Lauryn nuk ka zgjedhur ende një emër për vajzën e saj, me burimin duke shtuar se ajo do të donte diçka që fillonte me shkronjën 'K', ashtu si vëllai i madh i të porsalindurit Kairo.

74001925 12376843 image m 94 1691266385864

Ylli ka kërkuar nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale mendimet e tyre për emrat e vajzave që fillojnë me 'K'.

U desh një vit që Lauryn të zbulonte publikisht emrin e djalit të saj, por ajo kishte një gjerdan të bërë me inicialet e tij 'KW' që përputheshin me të atin.

Lauryn zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë në mars të këtij viti.

68399159 12376843 Happy news Lauryn Goodman has revealed she is expected her secon a 97 1691266539872

Duke shpërndarë një foto të saj dhe të djalit Kairo në Instagram, Lauryn mund të shihet teksa ajo pozoi me bikini gjatë një pushimi në plazh.

Lauryn mbeti shtatzënë herën e parë derisa ishte d përfshirë në një lidhje të shkurtër me sportistin Kyle ndërsa ishte në një ndarje të përkohshme nga gruaja e tij Annie Kilner në shkurt 2020. /Telegrafi/