Lauren Sanchez ka ndarë arsyen pse do të udhëtojë në hapësirë vetëm dy muaj para dasmës së saj të shumëpritur me miliarderin Jeff Bezos në Itali.
Në një intervistë për revistën ELLE, ish-prezantuesja televizive tha se ajo dhe Bezos jetojnë sipas një parimi të veçantë.
“Ne kemi një shprehje në shtëpinë tonë: ‘Jeta nis në anën tjetër të frikës’,” tha Sanchez, duke theksuar rëndësinë e kapërcimit të sfidave dhe frikës.
Teksa fliste me gazetaren e njohur Gayle King, e cila do ta shoqërojë në këtë mision, ajo pranoi emocionet e saj:
“Besomëni, edhe unë jam pak e frikësuar”.
Lauren Sanchez do të jetë pjesë e ekuipazhit i përbërë vetëm nga gratë, të fluturimit Blue Origin NS-31, që do të shkojë në hapësirë më 14 prill. Përveç saj dhe Gayle King, në këtë mision do të marrin pjesë edhe këngëtarja Katy Perry, shkencëtarja e NASA-s Aisha Bowe, aktivistja e të drejtave civile Amanda Nguyen dhe producentja e filmit Kerianne Flynn.
Ky do të jetë ekuipazhi i parë i përbërë vetëm nga gra që nga fluturimi i astronautes ruse Valentina Tereshkova në vitin 1963.
“Secila prej këtyre grave është një rrëfyese e jashtëzakonshme,” u shpreh Sánchez, 55 vjeç. “Ato do të shkojnë në hapësirë dhe do të ndajnë përvojën e tyre me botën në mënyra të ndryshme”.
Gjithashtu, ky do të jetë një nga ekuipazhet më të larmishme të grave që kanë udhëtuar ndonjëherë së bashku në hapësirë.
Fluturimi do të zgjasë gjithsej 11 minuta, ndërsa raketa, e cila funksionon pa pilot, do t’u mundësojë pjesëmarrëseve të shijojnë udhëtimin si pasagjere. Pasi të arrijnë në hapësirë, ato do të kenë mundësinë të përjetojnë peshën zero dhe të lundrojnë për rreth katër minuta përpara se të rikthehen në Tokë.
Ky udhëtim vjen në një moment të veçantë për Lauren Sánchez, e cila është në kulmin e përgatitjeve për dasmën me Jeff Bezos, 61 vjeç. Çifti do të martohet këtë verë në Venecia, Itali, në një ceremoni madhështore. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Skandal apo marketing? Pavarësisht dhunës në spektakël, Jozi fiton afro 10 mijë ndjekës më shumë në Instagram pas incidentit

“I tmerrshëm jam – nuk ka pasur faj i ngrati qysh ia kam çelur derën”, regjia ia tërheq vërejtjen Gjestit kur ai flet me Eglin për sulmin e Jozit

Gjesti: Nga izolimi i tepërt kam humbur edhe shikimin – nuk mund të shoh mirë

"I tmerrshëm jam - nuk ka pasur faj i ngrati qysh ia kam çelur derën", regjia ia tërheq vërejtjen Gjestit kur ai flet me Eglin për sulmin e Jozit

Skandal apo marketing? Pavarësisht dhunës në spektakël, Jozi fiton afro 10 mijë ndjekës më shumë në Instagram pas incidentit

Gjesti: Nga izolimi i tepërt kam humbur edhe shikimin - nuk mund të shoh mirë

"Më provokoi, nuk e durova më" - zbardhet dëshmia e Jozit në polici pas arrestimit për dhunën e ushtruar ndaj Gjestit në BBVA 4

Adelina Ismaili reagon pas rastit të Gjestit: E njoh mirë dhunën, persekutimin, diskreditimin nga xhelozia e lakmia

Media italiane shkruan për incidentin në BBVA: Dhuna në Big Brother të Shqipërisë, konkurrenti godet me grusht

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Granit Xhaka mbështet Gjestin: "Finalist" – Komenti i futbollistit bën bujë në rrjet

MPB po shqyrton mundësinë e kompensimit të orëve shtesë për ushtarët, policët... me ditë pushimi

Sensacioni i La Masias po largohet nga Barcelona, dy gjigantët evropianë e duan atë

"Mos ma ço zërin" - përplasje e fortë verbale mes Laertit dhe Gjestit në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4