LAJMI I FUNDIT:

Latifi: LKÇK dhe LPK kishin të përbashkët luftën e armatosur, por dallonin në metodologji

Latifi: LKÇK dhe LPK kishin të përbashkët luftën e armatosur, por dallonin në metodologji

Ish drejtuesi i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK), Smajl Latifi ka folur për aktivitetet e kësaj organizate gjatë viteve 1992 dhe 1993.

Latifi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se LKÇK ka një histori të lavdishme duke dhënë shumë luftëtarë në frontet e luftës.


Ai thotë se LKÇK u krijua si alternativë për t’u çliruar nga okupatori me luftë të armatosur.

“Ne kemi pasur më shumë shokë se që kishte LPRK-ja [organizata që më vonë u shndërrua në LPK] në Anadrini”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Latifi thotë se LKÇK e konsideronte se pacifizmi i LDK-së nuk dërgonte nga liria ndërsa me LPK-në kanë pasur dallime të vogla.

“Me LPK dallonim në metodologji, kohën se kur duhet të ndodhin veprimet etj.”.

Kryetari tanishëm i Rahovecit thotë se nuk mund të zbehen meritat e LKÇK-së pasi thotë se ka pasur shumë dëshmorë që ishin anëtarë të organizatës.

Latifi thotë se asnjë anëtarë i kësaj organizate nuk ka besuar se çlirimi mund të vinte pa luftë të armatosur.

Ish drejtuesi i LKÇK-së thotë se disa drejtues të LPK-së besonin se çlirimi mund të arrihej në rrugë pacifiste ashtu edhe siç pretendonte LDK./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori