Larja e veturës i solli fat në Illinois - fiton 1 milion dollarë në Powerball

Një blerje spontane gjatë një larjeje veture i solli një babai nga Illinois një çmim prej 1 milion dollarësh në lojën Powerball.
Burri i tregoi zyrtarëve të Lotarisë së Illinoisit se e bleu biletën për shortin e Powerball-it më 9 gusht në një pikë Exxon Mobil në South York Road, në Bensenville.
“U nisa për të larë veturën në Exxon Mobil dhe vendosa të luaj lotari në një vend të ri”, kujtoi ai dhe shtoi se “zgjodha Powerball sepse doja të luaja për çmimin më të madh”.
Burri tha se ishte i emocionuar t’ua tregonte lajmin gruas dhe tre fëmijëve të tij të rritur, kur kuptoi se një prej biletave të tij përputhej me të gjitha pesë numrat e shortuar: 7-14-23-24-60.
“Kur kontrollova numrat, menjëherë e kuptova që kisha fituar. U ndjeva i lehtësuar, por gruaja ime – ajo mendoi se po gënjeja. Pastaj tha: ‘Po shkojmë në Disney World!’”, pohoi amerikani që deshti të mbetej anonim
Bileta i solli një çmim prej 1 milion dollarësh – plus edhe 4 dollarë shtesë nga një biletë tjetër. /Telegrafi/


















































