LAJMI I FUNDIT:

Largohen qytetarët nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, Policia sërish pranon informatë për mjete shpërthyese

Largohen qytetarët nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, Policia sërish pranon informatë për mjete shpërthyese

Për të tretën herë me radhë, Policia e Kosovës është duke pranuar një telefonatë anonime, që në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë janë vendosur mjete shpërthyese.

Personi anonim i cili po telefonon Policinë e Kosovës, po raporton se ai ka vendosur mjete shpërthyese, ndërsa dy herët e kaluara, Policia ka konfirmuar se nuk kishte gjetur asnjë mjet të dyshimtë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, konfirmoi për Telegrafin se telefonatën anonime e kanë pranuar sot rreth orës 12:30.


“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, deklaroi ajo.

Në pamjet që ka siguruar Telegrafi, shihet se tashmë janë larguar qytetarët dhe po ashtu edhe autobusët, ndërkohë Policia po vazhdon me kontrolle. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori