LAJMI I FUNDIT:

Largohen fëmijët emigrantë nga kampi Calais

Largohen fëmijët emigrantë nga kampi Calais

Autoritetet franceze kanë filluar të largojnë 1500 fëmijë emigrantë nga kampi i Calais, i njohur si “Xhungla”, një javë pasi që filloi rrënimi, shkruan BBC.

Dy autobusë që bartnin të miturit e parë u larguan nga zona në 08:30 sipas kohës lokale.

Fëmijët e pashoqëruar do të dërgohen në qendrat e pritjes në të gjithë vendin, transmeton KosovaPress.


Ata kanë jetuar në kontejnerë anijesh, duke shpresuar se do të udhëtojnë për në Britani të Madhe.

Por autoritetet franceze kanë bërë regjistrimin e tyre dhe nuk do të ketë transferim drejt Britanisë. Ata do të trajtohen në Calais.