Chelsea e ka larguar Antonio Conten. Largimi i trajnerëve nuk është një risi nga Roman Abramovich, pasi që preja ardhjes së tij janë larguar nëntë trajner, duke dashur të paguajë dëmshpërblim 90 milionë funte (102 milionë euro).

Tashmë është zyrtare dhe Conte pas shumë muajsh spekulime është larguar nga posti i trajnerit te Chelsea.


Edhe pse e kishte fituar Ligën Premier që në sezonin e tij të pare me Chelsea, italiani nuk doli mirë në sezonin e dytë.

GettyImages 960608172 1 Antonio Conte (Getty Images)

Maurizio Sarri pritet ta zërë vendin e tij,  pasi edhe ai është larguar para një muaji nga Napoli.

Fakti tronditës ishte se Conte u largua vetëm pas 48 pasi e filloi punën  për sezonin e tretë.

Kjo ishte lëvizje  e qëlluar e trajnerit italian, pasi ai nuk u largua me vetë dëshirë dhe shkarkimi do t’i kushtojë Chelseat hiq më pak se 9 milionë funte (10 milionë euro).

GettyImages 960147982 Jose Mourinho, dy herë i larguar (Getty Images)

Por kjo nuk është çudi, është zakon i Roman Abramovich, i cili prej ardhjes se tij ka larguar nëntë trajnerë.

Në fakt Chelseat i kanë kushtuar largimet e trajnerëve 89.3 milionë funte (102 milionë euro).

GettyImages 154565429 Roberto Di Mateo, që se solli Championsin (Getty Images)

Jose Mourinho ishte i pari në vitin 2007, ku mori 18 milionë funte, ndërsa në vitin 2015  më pak, diku 9.5 milionë funte.

Luiz Filipe Scolari (£12.6m), Andre Villas-Boas (£12m) dhe Roberto Di Matteo (£10.7m), janë të tjerët që i kanë kushtuar klubit mbi 10 milionë funte.

GettyImages 84579095 Luis Felipe Scolari, kur drejtonte Chelsea (Getty Images)

Avram Grant, Claudio Ranieri dhe Carlo Ancelotti, po ashtu kanë përfituar miliona nga shkarkimet. /Telegrafi/   Trajnerët e shkarkuar 

Screenshot 2 5

telegrafi sport app