LAJMI I FUNDIT:

Lapaj: Rama dhe Berisha janë bashkë, opozita kishte një “plumb vrasës” dhe nuk e shfrytëzoi

Lapaj: Rama dhe Berisha janë bashkë, opozita kishte një “plumb vrasës” dhe nuk e shfrytëzoi

Për Adriatik Lapajn, bashkimi i votave për miratimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor, ishte pika kyçe që tregoi edhe njëherë se Sali Berisha dhe Edi Rama janë bashkë.

Në Debat në A2 CNN, Lapaj u shpreh se opozita kishte në dorë dy vendime të Gjykatës Kushtetuese që duhet të adresoheshin në Kodin Zgjedhor dhe mund ta kthente këtë gjë në mjet presioni për të kërkuar përmbushjen e disa kushteve të saj, gjë që nuk e bëri.

Sipas tij, deputetët e opozitës zyrtare bashkuan votat me Ramën, me shpresën e vetme për të kapur një vend në parlamentin e ardhshëm.


“A u bën bashkë dhe votuan të mbajnë të mbyllur kodin zgjedhor? E di ku u binda unë se ata janë bashkë. Sepse kishte dy vendime të Gjykatës Kushtetuese. Një ishte për hapjen e listës dhe tjetra për votën e diasporës. Mazhoranca nuk shkonte dot në zgjedhje pa i adresuar këto dy vendime pasi në çdo rast zgjedhjet do të ishin antikushtetuese,” tha Lapaj.

“Opozita kishte në dorë një fishek vrasës. Mazhoranca nuk i adresonte dot pa votën e opozitës. Mund të vinte kushte për rikthimin e koalicioneve. Për të kapur ndonjë vend deputeti këta që janë rreshtuar te opozita zyrtare, bashkuan votat me Ramën. Ai shumë finok dhe i zgjuar tha se ke listat e mbyllura do të fusë të rinjtë, po a e bëjnë këta dot këtë”, tha Lapaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori