Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Së fundmi, është lansuar në treg ueb faqja e internetit eBukura.com, një udhëtim i pasionit dhe përkushtimit drejt një jete më të shëndetshme. Kjo faqe ofron një alternativë shumë të nevojshme për ata që kërkojnë opsione më të shëndetshme për t’u ushqyer. Dyqani me ushqime bio E Bukura e Dheut në Pejë, nuk është më vetëm një destinacion lokal, por edhe një pikë referimi për të gjithë ata që dëshirojnë të jetojnë në harmoni me natyrën dhe veten sepse tani mund edhe të porosisni online kudo që ndodheni në Kosovë.
I themeluar në Maj të vitit 2021, E Bukura e Dheut ka bërë realitet ëndrrën për një stil jetese të shëndetshëm dhe të harmonizuar me natyrën. Me një enterier unik dhe një përzgjedhje të veçantë të produkteve, ata ofrojnë një gamë të gjerë si: Gjalpa, çajra, vajra, arrore, arrore me çokollate, fruta të thata, fara, erëza, superushqime e shumë produkte tjera të mrekullueshme që ruajnë dhe kujdesen për shëndetin tuaj.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































