Nothing njoftoi lansimin e Nothing Phone 2, vazhdimi i gjeneratës së dytë të Nothing Phone origjinal që doli vitin e kaluar.
Ashtu sikurse Nothing Phone, modeli 6.7 inç i Nothing Phone 2 përmban një dizajn unik transparent me reflekse LED, që Nothing e quan një ndërfaqe Glyph, transmeton Telegrafi.
Modeli 2 përdor sistemin operativ Nothing OS të bazuar në Android.
Veçoritë kryesore mund të aksesohen përmes mini-aplikacioneve pa pasur nevojë për të hapur një aplikacion, dhe sistemi operativ mbështet dizajne të personalizuara të rrjetit, madhësive të mini-aplikacioneve dhe temave me ngjyra.
Sa i përket kamerës, Phone (2) përfshin një kamerë të përparme 32 megapikselë dhe një sistem të dyfishtë të kamerës së pasme me dy sensorë 50 megapikselë. Pajisja mundësohet nga një çip Snapdragon 8+ Gen 1 dhe është i pajisur me një bateri 4700 mAh.
Nothing Phone 2 po lansohet në Shtetet e Bashkuara si dhe në vende të tjera, dhe kjo shënon herën e parë që një pajisje Nothing është në dispozicion në SHBA.
Pajisja mund të porositet paraprakisht nga sot në Shtetet e Bashkuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë, me një çmim duke filluar nga 599 dollarë për 8 GB RAM dhe 128 GB memorie.
Lansimi i përgjithshëm do të fillojë më 17 korrik dhe klientët amerikanë në New York mund të marrin pjesë në një event më 13 korrik ku do të jenë të parët që blejnë modelin Phone 2. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?
OpenAI po e braktis bashkëthemeluesi dhe shkencëtari kryesor
Platforma X e konsideron këtë fjalë një fyerje: Çfarë thuani?
Google regjistron fshehurazi gjithçka që thoni - kjo është mënyra se si ta ndaloni
Qeni robot "terminator" me pushkë që "synon" inteligjencën artificiale po testohet nga marinsat amerikanë
WhatsApp mund të hesht telefonatat nga numra të panjohur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'