LAJMI I FUNDIT:

Lansohet kampanja kundër të korruptuarve në listat zgjedhore

Lansohet kampanja kundër të korruptuarve në listat zgjedhore

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, lanson kampanjën vetëdijësuese #AsUne, e cila ka për qëllim të ndikojë tek partitë politike që të mos përfshijnë në listat zgjedhore kandidatë të përfshirë në dukuri korruptive.

Ngjarja mbahet në zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës.


Ndryshe, edhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se partitë politike duhet të kenë kujdes se çfarë njerëzish përfshijnë në listat zgjedhore.