Prishtina është komuna e parë në Republikën e Kosovës dhe në rajon që ka lansuar sot sistemin “Aplikacioni online për leje ndërtimi”, aplikacion që është krijuar nga UBT, si institucioni më inovativ i arsimit të lartë në vend.

Përmes këtij sistemi është digjitalizuar edhe procedura për leje ndërtimi, sepse aplikacioni mundëson procedura digjitale të aplikimit dhe procesit të trajtimit të kërkesave që i adresohen Drejtorisë së Urbanizmit.


1 60

Ky sistem online do të përshpejtojë procesin e aplikimit dhe do të rritë transparencën, njëherësh ndikon në uljen e kostos dhe ruajtjen e ambientit.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka falënderuar UBT-në për mbështetjen e pakursyer në digjitalizimin e procedurës për leje ndërtimit, duke shtuar se aplikacioni do të implementohet në faza.

2 16

Aplikacioni online për leje ndërtimi” do të implentohet në faza, ku fillimisht do të do të mundësohet aplikimi dhe trajtimi i kërkesave për KUSHTE NDËRTIMI kategoria 1, ku në muajt në vijim do të pasojë me çasje në sistem edhe për procedurat e trajtimit edhe të kërkesave tjera pasi që të njëjtat janë në fazën e testuese. Aplikacioni për disa ditë është në fazën testuese, ndërsa nga e hëna, 12.10.2020, mund të shfrytëzohet zyrtarisht. Falënderojmë Kolegjin UBT për mbështetje dhe për këtë donacion të rëndësishëm”, theksoi kryetari Ahmeti.

Vegëza për aplikim: https://eleja.prishtinaonline.com.