LAJMI I FUNDIT:

Lani flokët me kafen e zier: Nuk do ta ndërprisni këtë metodë, arsyeja është kjo!

Lani flokët me kafen e zier: Nuk do ta ndërprisni këtë metodë, arsyeja është kjo!

Një hulumtim ka treguar që kafja mund të përmirësojë shkëlqimin dhe rritjen e flokëve tuaj. Gjithashtu, ajo ndihmon që të errësoni nuancën e flokëve tuaj. Pra, zieni fort kafene zezë.

Sa më e errët dhe më e fortë, efekti i saj në flokët tuaj do të jetë më i mirë, transmeton Telegrafi.


Pasi të keni përgatitur kafen, lani flokët me shampon të cilin zakonisht e përdorni. Mos i thani flokët plotësisht.

Nëse flokët janë të gjatë, ktheni përpara dhe qitni kafen. Pastaj me lëvizje të lehta të dorës bëni masazh kokës në mënyrë që kafja të arrijë edhe deri te pjesët më pak të qasshme.

Vendosni qesen e najlonit dhe lini ashtu nga 20 deri në 60 minuta. Sa më gjatë që të lini kafen të veprojë, flokët do të marrin nuancë më të errët. Pastaj shpëlani flokët me ujë të ngrohtë dhe thani plotësisht.

Nëse e përsërisni këtë metodë në nivel javor, flokët tuaja do të bëhen më të errëta, më të shkëlqyera dhe më të shëndetshme.

Kafja gjithashtu stimulon rritjen e qimeve, që do të thotë që nuk do të detyroheni të luftoni me humbjen e flokëve.

Nëse dëshironi të përdorni maksimalisht këtë metodë, mundeni herë pas here t’i shpëlani flokët me uthull molle.

Është me rëndësi të përmendet që kjo metodë u është dedikuar njerëzve me flokë ngjyrë të gështenjtë të errët dhe përgjithësisht nuancave të errëta. Në flokët biond rezultatet mund të jenë më pak efikase. /Telegrafi/