Defender Octa e re ka një motor twin-turbo V8 që zhvillon 635 kuaj/fuqi, por as ky SUV ekstrem nuk mund t’i qëndrojë dot pranë krijimit të kompanisë ECD Automotive Design, i bazuar në Land Rover klasik.

I njohur si “Project Wilder”, ky Land Rover special është projekti më ekstrem off-road i ECD-së. Ajo që e dallon nga ekuivalenti modern është motori V8 nga GM, i pajisur me kompresor dhe që zhvillon mbi 700 kuaj/fuqi. Fuqia transmetohet në të katër rrotat përmes një kutie manuale 6-shkallëshe T56, ndërsa sistemi i shkarkimit Borla Sport siguron që zëri të jetë më agresiv se ai i Octa-s.


ECD ka çmontuar veturën dhe ka mbuluar shasinë me mbrojtësin Raptor Liner, i cili siguron qëndrueshmëri të jashtëzakonshme dhe rezistencë ndaj gërvishtjeve, goditjeve, kimikateve, rrezeve UV dhe kushteve atmosferike.

Është instaluar pezullimi ajror dhe frenat Brembo me performancë të lartë, të domosdoshme për një makinë me këtë fuqi. Karroceria është lyer në ngjyrë të gjelbër Eastnor me detaje bronzi Nara, ndërsa kjo kombinim shoqërohet me kapak të rrotave (fellne) 20-inç me goma BFGoodrich.

Brendësia e Project Wilder është ndoshta edhe më mbresëlënëse sesa pjesa e jashtme dhe motori; ajo është e mbuluar me lëkurë Buffalo Distressed Cuoio me qepje në formë qelqi, dhe përfshin detaje nga druri i arrës Sapele. Tavan është i punuar me Alcantara, timoni prej druri, dhe përfshin dy ulëse Recaro.

ECD ka instaluar altoparlantë të rinj të markës Focal, tavan panoramik dhe sistem Apple CarPlay. Pajisjet përfshijnë ngritës elektrikë të dritareve, kamerë të pasme, sistem për monitorimin e këndit të verbër dhe dy subwoofer. /Telegrafi/